Plani i BE për rritje ekonomike mbledh liderët e Ballkanit në Shkup! I pranishëm edhe Rama

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHKUP– Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit. Takimi do të mbahet sot, ndërsa kryeministri Edi Rama dhe liderët e tjerë u mblodhën nga kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçeski në një darkë informale.

Nga Kosova, po merr pjesë kryeministri AlbinKurti, ndërsa nga Serbia presidenti Aleksandër Vuçiç. Po ashtu të pranishëm janë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo.

Takimit i janë bashkuar edhe ndihmës Sekretarin Amerikan i Shtetit, James O’Brien dhe Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian dhe zyrtarë të tjerë.

Samiti rajonal fillon në orë 09:00, ndërsa në fund pritet edhe një konferencë e liderëve me përfaqësuesit e BE.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan, në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro. Pagesat është thënë se do të ekzekutohen vetëm pas përmbushjes së reformave të diskutuara.

Share This Article