ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë 11 hours ago
Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë 11 hours ago
Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor 11 hours ago
Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde? 13 hours ago
Rreziku i padukshëm, kimikatet e përditshme që po dëmtojnë shëndetin tonë 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Plani i fshehtë i Erdogan për të strehuar Vëllazërinë Muslimane të Egjiptit në Shqipëri

albnews by albnews
9 July, 2021
in Albania
0
Plani i fshehtë i Erdogan për të strehuar Vëllazërinë Muslimane të Egjiptit në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Javët e fundit është vërejtur një intensifikim i takimeve dhe vizitave të ndërsjellta mes qeverisë së Turqisë dhe asaj të Shqipërisë.

Ky intensitet i lartë i marrëdhënieve dypalëshe nuk ka mbetur pa u vërejtur edhe nga aleatët tanë strategjikë si edhe mediat botërore, të cilat kanë ngritur jo pak pikëpyetje në lidhje me orientimin perëndimor të Shqipërisë nga njëra anë dhe ky raport i ngushtë me një regjim si ai i Erdoganit nga ana tjetër.

RelatedPosts

Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor

Gara për Tiranë, aktori Florjan Binaj shpall kandidaturën

Si produkt i kësaj dashurie qershori u reklamuan disa marrëveshje në fushën e shëndetësisë dhe sigurisë dhe qershia mbi tortë u tha se ishte kontrata 8 milionë euro për blerjen e disa dronëve.

Mirëpo, siç mësohet, çështja e intensifikimit të beftë të raporteve mes qeverisë së Turqisë dhe asaj të Shqipërisë, lidhet me një interes të drejtpërdrejtë të Erdoganit në rajon, i cili nëse realizohet mund të sjellë mjaft kokëçarje për shqiptarët.

Çfarë po luhet nën rrogoz?

Burime bëjnë me dije se qeveria e Erdoganit i ka kërkuar Shqipërisë që të strehojë krerët e Vëllazërisë Muslimane të arratisur nga Egjipti pas përmbysjes së pushtetit të Presidentit Mursi në verën e vitit 2013. Turqia dhe Katari njihen si mbështetësit kryesorë të grupimit Vëllazëria Muslimane në botë dhe fill pas përmbysjes së tyre në Egjipt ata u strehuan pikërisht në Turqi.

Pushteti i Erdoganit ka qenë në një luftë të hapur me qeverinë e re të Egjiptit pikërisht prej Vëllazërisë Muslimane. Autoritetet në Egjipt akuzojnë Turqinë për mbështetje VM dhe ndërhyrje në punët e tyre të brendshme.

Kanë kaluar 8 vite që prej asaj kohe, kanë ndryshuar edhe balancat gjeopolitike dhe tashmë Turqisë i nevojitet të normalizojë marrëdhëniet me Egjiptin, ndërkohë që këta të fundit i kanë vendosur si kusht dorëzimin e krerëve të Vëllazërisë Muslimane. Krerët e Vëllazërisë Muslimane akuzohen për vrasjen e mijëra egjiptianëve gjatë protestave të vitit 2013 në Egjipt dhe kërkohet të gjykohen në gjykatat vendase, gjë të cilën deri më tani Turqia nuk e ka lejuar.

Ky hyn Shqipëria?

Dorëzimi i krerëve të Vëllazërisë Muslimane tek autoritetet egjiptiane do të rrëzonte retorikën disa vjeçare të liderëve të Turqisë, të cilët deri më tani i janë paraqitur Botës Islame si përfaqësuesit e besimtarëve. Po ashtu, një veprim i tillë do të mërziste një përqindje të madhe të votuesve të partisë islamiste të presidentit Erdogan (AKP).

Atij i duhet të gjejë një zgjidhje, ku edhe votuesit e tij të mos  i mërzisë, por edhe të mos mbesë në fokusin e presionit të egjiptianëve.

Pikërisht këtu hyn faktori shqiptar.

Burimet bëjnë me dije se Turqia i kërkoi fillimisht Kosovës që të strehonte krerët e Vëllazërisë Muslimane, të cilët do të futeshin aty gjoja spontanisht duke bërë që Presidenti Erdogan t’u thotë autoriteteve të Egjiptitit se “ata që ju kërkoni nuk janë më në Turqi”.

Por, por shkak të specifikave të brendshme në Kosovë dhe rrezikshmërisë që paraqesin persona të tillë nisur nga raporti problematik që kanë me sigurinë dhe shtetin ligjor, Prishtina refuzoi duke bërë që Turqia të hedhë sytë nga Tirana.

Aktualisht, qeverisë së Shqipërisë i duhet të vendosë nëse do të pranojë ose jo kërkesën e Presidentit Erdogan për t’u përfshirë në pazaret e tij gjeopolitike duke u bërë bazë e sigurtë për krerët e islamistëve në të gjithë botën.

Ndërkohë që artikulimi publik është krejtësisht tjetër, shqiptarët gjenden përballë rrezikut që të përdoren edhe kësaj radhe si “mish për top” në shërbim të interesave politike të liderit turk.

E thënë më shkoqur, jemi përballë rrezikut për t’u përdorur si një “landfill” i mirëfilltë, ku çdo i fuqishëm hedh mbeturinat e tij pasi i ka përdorur dhe tashmë nuk i duhen më./Express/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë

Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë

5 October, 2025
Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

5 October, 2025
Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor

Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor

5 October, 2025
Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

5 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result