ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit 5 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave 5 hours ago
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez 5 hours ago
Machu Picchu përfshihet nga një debat për autobusët turistikë 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Plani i paqes: Marco Rubio parashikon dakordësim së shpejti

albnews by albnews
24 November, 2025
in Bota
0
Plani i paqes: Marco Rubio parashikon dakordësim së shpejti
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjatë bisedimeve në Gjenevë lidhur me planin e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, sipas të dhënave të ministrit të Jashtëm të SHBA-së, Marco Rubio ka pasur “përparime të mëdha”. Është përpiluar një dokument bazë dhe janë kufizuar disa pika të diskutueshme, tha Rubio në një konferencë shtypi pas bisedimeve me përfaqësuesit e Ukrainës.

Në konturim një dakordësim së shpejti

RelatedPosts

Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit

Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

Machu Picchu përfshihet nga një debat për autobusët turistikë

Dokumenti është duke u përpunuar vazhdimisht. Ai tha, se është “shumë optimist”, që “shumë shpejt” do të mund të arrihet një dakordësim. “Sot ishte dita më produktive, që kemi pasur deri tani”, tha kryediplomati i SHBA-së.

Sa u përket çështjeve të hapura ato kanë të bëjnë p.sh. me rolin e ardhshëm të BE-së dhe të NATO-s si dhe se çfarë garancie sigurie do t’i jepen Ukrainës. Të tjera detaje Rubio nuk donte të përmendte, pavarësisht se disa herë iu shtrua kjo pyetje. Por asnjëra nga çështjet e pasqaruara nuk është e pakapërcyeshme, tha Rubio. Disa çështje janë me karakter semantik, të tjera kanë të bëjnë me nivelet e larta të vendimmarrjes.

Rubio: Në fund duhet të miratojnë presidentët

Lidhur me ecurinë e mëtejshme Rubio tha, se: “Në fund duhet të miratojnë presidentët tanë, por jam me shumë besim, se kjo do të ndodhë, nisur nga përparimet, që kemi arritur.” Edhe pala ruse duhet ta miratojë planin. I pyetur nëse ka një deadline, ministri i Jashtëm i SHBA-së u përgjigj vakët: Dëshirohet në rastin ideal deri të enjten të arrijhet në një përfundim – ndoshta edhe më përpara ose më vonë, tha Rubio.  

Delegacionet e SHBA-së,Ukrainës dhe të disa shteteve europiane, ndër to edhe Gjermania, të dielën në Gjenevë nisën bisedime lidhur me planin prej 28 pikësh të parashtruar nga SHBA për fundin e luftës në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj i vlerësoi pozitive bisedimet në Gjenevë. “Ka sinjale, që ekipi i presidentit Trump na dëgjon ne”, tha ai në fjalimin e tij të mbrëmjes përmes videokonferencës.

Plani fillestar përmban lëshime ndaj Rusisë

Në versionin e tij fillestar plani përmban lëshime ndaj kërkesave kryesore të Moskës duke tejkaluar vijat e kuqe të formuluara prej kohësh nga Kievi. Në plan kërkohen lëshime të dhimbshme nga Ukraina si shkëputja e territoreve në lindje, kufizimi i trupave ushtarake dhe heqja dorë prej anëtarësimit në NATO. Presidenti i Ukrainës Zelenskyj e hodhi poshtë draftin e planit të SHBA-së të premten  he deklaroi se do të parashtrojë “alternativat”. Edhe europianët kërkuan përmirësime.

Në mbrëmje për bisedimet në Gjenevë presidenti i parlamentit të Ukrainës Andrij Jermak u shpreh, se është bërë “përparim i mirë”. Sipas të dhënave të shefit të këshillit ukrainas të sigurisë, Rustem Umerov, ndërkohë në versionin e përpunuar të planit janë marrë parasysh disa nga “prioritetet më të rëndësishme të Ukrainës”.

Trump akuzon Ukrainën për mosmirënjohje

Pak para takimit në Gjenevë presidenti i SHBA-së Donald Trump në një postim të gjatë në platformën e vet Truth Social akuzoi Ukrainën për mosmirënjojeje për ndihmën ushtarake të SHBA-së. Ai nuk shprehu kritikë ndaj Rusisë. Trump iu adresua edhe aleatëve të SHBA-së në Europë. ‘Udhëheqja’ ukrainase „nuk ka shprehur asnjë mirënjohje për përpjekjet tona, dhe Europa vazhdon të blejë naftë nga Rusia”, shkruan ai. Pas publikimit të mesazhit nga Trump, presidenti ukrainas Zelenskyj theksoi, se është mirënjohës për përpjekjet e sigursë të drejtuara nga SHBA-ja. “Thelbi i të gjithë situatës diplomatike konsiston në faktin, që Rusia, dhe vetëm Rusia, e ka nisur këtë luftë”, shtoi ai. DW 

albnews

albnews

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result