Plani i rimëkëmbjes, Tabaku: Rama vijon mashtrimet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku publikoi në Facebook një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për shpalljen e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, duke thënë se ai vijon kolonën e gënjeshtrave dhe mashtrimeve.

Sipas ish-deputetes, është e frikshme se si kryeministri shpik një program të tillë vetëm për ta instrumentalizuar si gënjeshtrën e radhës.

Tabaku thotë se askush nuk pret më asgjë nga Rama.

”Kolona e gënjeshtrave dhe mashtrimeve vijon! E frikshme se si një kryeministër shpik një program dhe e pagëzon si “Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes Ekonomike” vetëm për ta instrumentalizuar si gënjeshtrën e radhës. Askush nuk pret më asgjë nga ky sharlatan i pacipë që nuk kursen askënd, në shërbim të oborrit të tij, mbjellë me gënjeshtra, premtime boshe dhe korrupsion”, shkruan Tabaku në Facebook.

Share This Article