Plani që kishte bërë adoleshenti për ta vrarë Mbretëreshën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia dhe inteligjencia britanike në alarm. Jeta e Mbretëreshës Elizabet u vendos në rrezik në Kështjellën Windsor, gjatë ditës së Krishtlindjes. Autoritetet arrestuan një adoleshent, i cili synonte të vriste monarken britanike me një hark dhe shtizë.

Madje, për këtë kishte publikuar dhe një video, të siguruar nga gazeta “The Sun”, në të cilën shfaqet një person i maskuar duke thënë se dëshiron “të vrasë Mbretëreshën”, në një mision “hakmarrjeje”.

Policia britanike konfirmoi se hetuesit po “shqyrtojnë përmbajtjen e materialit filmik” pas arrestimit të një 19-vjeçari nga Southampton. Megjithatë, nuk ka dhënë detaje të tjera për autorin.

Pallati Buckingham ka refuzuar të komentojë incidentin. I dyshuari konsiderohet si një person me probleme mendore. Fillimisht, personeli i kështjellës dyshoi se bëhej fjalë për një person që kishte shkelur perimetrin e sigurisë. Por, më pas zbuluan armën dhe videon e adoleshentit.

Në ato momente, Mbretëresha Elizabet ishte brenda rezidencës së saj në Windsor. 

Share This Article