Për publicistin Veton Surroi, problemi i tensioneve në Kosovë nuk është mungesa e draft-statuteve, por respekti i ndërsjellë i dy palëve të përfshira.
I pyetur në Top Story nga Grida Duma për për propozimin e një drafti nga kryeministri Rama për Asocacionin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, Surroi tha se nuk ka “arbitër” në këtë situatë.
“U përpoqa ta kuptoja çka është. Thjesht nga perspektiva e mekanikës, nëse doni t’i ofroni një dokument pajtimi dikujt do të kishte qenë e udhës në një telefonatë a një takim me Kurtin. Nuk ekziston arbitri. Nëse një dokument i tillë i jepet president Macron dhe Scholz, zyrave të tyre, atëherë pos gjërave tjera ka hyrë në mekanikën e gabuar të hapave negociator.
Problemi nuk është mungesa e një draft-statute, problemi është pranimi i konceptit themelor franko-gjerman. Respekti i ndërsjellë i dy shteteve. Në fund të fundit do e zgjidhin vet palët me ndërmjetësim”, tha Veton Surroi.
Surroi shtoi se pala kosovare e ka pranuar se zgjedhjet të cilat u pasuan me tensioneve nuk ishin legjitime, për shkak të kushteve në të cilat u mbajtën, edhe pse u konsultua më ndërkombëtarët.
Zgjidhja më e afërt sipas Surroit duhet të jetë mbajtja e menjëhershme e zgjedhjeve të lira, të sigurta dhe nën vëzhgimin e OSBE.
“Nga Kosova nuk ka pasur mohim të kundërshtimit të planko-gjerman. Të dyja shtetet nuk e përfaqësojnë njëra tjetrën dhe hapen të gjitha çështjet e adresimit të komunitet serb në Kosovë. Duhet të ketë pushtet legjitim në 4 komunat që zgjedhin njerëz në këto komuna. Këto zgjedhje nuk janë legjitime. Pala kosovare është konsultuar me ndërkombëtarët. BE ka kërkuar të shtyhet afati i regjistrimit të palëve politike, por u thye pakti nga kandidatët serb. Sot qeveria e Kosovës, Escobar Lajçak dhe Vuçiç deklarojnë se duhet të ketë zgjedhje, duhet të jen të lira, të deklarojnë pluralizmin politik dhe mos ketë intimidim. OSBE të jetë pjesë e organizmit mbikëqyrës. Për herë të parë të ketë zgjedhje të lira. Duhet të adresohet në disa pika ku thuhet që këto zgjedhje duhet të mbahen në ambient të sigurt. Mos shkojmë shkel e shko, por ta shfrytëzojmë këtë krizë për të zgjidhur çështjen siç duhet“-tha Surroi.