Plas lënda shpërthyese brenda xhamisë gjatë faljes, autoritetet siriane raportojnë për 6 viktima 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një sulm i rëndë ka ndodhur në xhaminë shiite Imam Ali në qytetin Homs, në Siri, gjatë kohës së faljes. Një person i armatosur me lëndë shpërthyese e ka aktivizuar atë brenda objektit fetar, duke shkaktuar pasoja të rënda.

Sipas burimeve lokale, të paktën 6 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Të lënduarit janë transportuar në spitalet e zonës, ku po marrin trajtim mjekësor.

Në vendngjarje kanë arritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe forcat e sigurisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sulmit.

Autoritetet kanë forcuar masat e sigurisë edhe në objekte të tjera fetare, nga frika e incidenteve të mëtejshme.

Ngjarja vjen në një kontekst të ndjeshëm sigurie në Siri dhe pritet të rrisë shqetësimet për stabilitetin dhe sigurinë e civilëve, veçanërisht në vendet e kultit.

Share This Article