“Plas” mes Shqipërisë dhe Kosovës, Ademi mesazh Dukës: Nuk është mirë që merrni lojtarët tanë!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot në media ka qarkulluar lajmi se Shqipëria ka kontaktuar futbollistin e Ballkanit, Lumbardh Dellova, për ta bërë pjesë të Kombëtares kuqezi.

Për të zbuluar se si qëndron e vërteta “Gazeta Sport” ka kontaktuar presidentin e FFK-së, Agim Ademi.

Ai është treguar i prerë duke thënë se nuk duhet të ftohen lojtarë të kombëtares së tyre.

“Ne kemi pasur dhe kemi mirëkuptim me Federatën Shqiptare por mendoj se kjo nuk është në rregull të ftohen lojtarët që janë pjesë e Kombëtares sonë.

Dellova ka qenë pjesë e Kosovës dhe është e papranueshme që ai të ftohet nga dikush tjetër”, ka thënë Ademi.

Share This Article