“Plas” në Poloni, Presidenti Duda akuzon kryeministrin Tusk për bashkëpunim me FSB-në ruse

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Marrëdhëniet midis Presidentit të Polonisë, Andrzej Duda dhe kryeministrit Donald Tusk janë tensionuar së fundmi, teksa kreu i shtetit e ka akuzuar liderin e qeverisë për bashkëpunim me FSB ruse.

Duda pretendon se Tusk ka vazhduar bashkëpunimin me shërbimet speciale ruse bazuar në një marrëveshje me Shërbimin Federal të Sigurisë që qeveria e mëparshme e Tusk nënshkroi në vitin 2012.

Akuzat lidhen me çështjen gjyqësore të shtetasit rus Pavle Rubstov. Gazeta “Žečpospolita” më herët kishte njoftuar se Rubtsov, duke u njohur me procedimin penal të zhvilluar kundër tij, ka pasur akses edhe në dokumente sekrete.

Prokuroria polake më pas shpjegoi se i akuzuari, në përputhje me ligjin, ka të drejtë të njihet me të gjitha dokumentet që janë pjesë e procedurës penale, pa asnjë përjashtim dhe nënvizoi se nuk i zbuluan asnjë sekret shtetëror individit rus.

Por Presidenti polak pretendon se “zotërinj nga Agjencia e Sigurisë së Brendshme” e dinin se po ia tregonin dokumentet një bashkëpunëtori të dyshuar të shërbimit special rus, i cili akuzohej në Poloni për spiunazh.

“Është e vështirë të komentosh për këtë. Rregullat ekzistuese bëjnë të mundur mbrojtjen e sigurisë dhe interesave të Polonisë dhe të bëjnë një përjashtim në situata të tilla dhe të mos lejojnë aksesin e të dyshuarit në dokumente, veçanërisht nëse ato janë sekrete. Situata është interesante sepse edhe atëherë nuk kishte dyshim se ky zotëri ishte agjent rus dhe dihej se do të ishte pjesë e shkëmbimit të organizuar nga SHBA-ja dhe Rusia”, tha Duda.

Duda kujtoi se në vitin 2012, gjatë qeverisë Tusk, u lidh marrëveshja e bashkëpunimit midis Shërbimit të Kundërzbulimit Ushtarak të Polonisë dhe FSB-së, raporton A2.

“A vazhdon bashkëpunimi ndërmjet shërbimeve speciale të Polonisë dhe Rusisë? Sepse kështu duket”, ishte pyetja që ngriti Duda. 

Share This Article