Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe: U kthyem vetë nga Dubai, nuk na solli policia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ditë më parë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u shpreh se dy persona të kërkuar Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçaj ishin ekstraduar nga Dubai nëpërmjet operacioneve të fshehta të policisë. Por në seancën gjyqësore për masën e sigurisë, Dervishaj dhe Meçaj janë shprehur para gjyqtares Rudina Palloj se ata kanë ardhur vetë në Shqipëri, që të përballur me drejtësinë dhe se nuk janë ekstraduar nga policia.

Gjatë fjalës së tyre, ata kanë kërkuar masa më të buta sigurie pasi sipas tyre nuk kanë rrezik ikje, përderisa në Shqipëri kanë ardhur me dëshirën e tyre. Në seancën ishte i pranishëm si përfaqësues i SPAK, drejtuesi Altin Dumani, që zëvëndëson prokurorin e çështjes.

Gjykata vendosi që t’i lejë ata në arrest me burg, ndërsa më herët avokatët kërkuan kohë të njihen me aktet.

Share This Article