“Play-off” i Champions: Inter në “acarin” e Bodo, Juventus ndaj Galatasaray

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Goglat e Nionit nuk i buzëqeshën plotësisht skuadrave italiane. Shorti më i lehtë u rezervua për Interin, që do të luajë në “play-off” të Champions-it kundër Bodo/Glimt. Kjo do të jetë hera e parë në histori që zikaltërit ndeshen me një skuadër norvegjeze.

Në letër Interi është i favorizuar, por Bodo nuk duhet nënvlerësuar. Mjafton të kujtosh që në tre ndeshjet e fundit të grupit të përbashkët, kanë barazuar 2-2 me Borussia Dortmund, fituan 3-1 në shtëpi ndaj Manchester City dhe triumfuan 2-1 në transfertë me Atletico Madrid.

Më komplekse sfida për Juventusin. Bardhezinjtë do të luajnë kundër Galatasaray. Gjigandët turq jo vetëm që rikthejnë fantazmat e vitit 2013, kur i eliminuan nga faza e grupit, por janë të frikshëm me emra si Gundogan, Osimhen dhe Leroy Sane.

Nuk buzëqesh as Atalanta që do të luajë ndaj Borussia Dortmund. Mes sfidave të tjera interesante në “play-off” spikat rikthimi i duelit Real Madrid-Benfica. Në ndeshjen e fundit, portugezët e drejtuar nga Jose Mourinho fituan 4-2 me golin e portierit Trubin, që i dha kualifikimin.

Në parim duken më të lehta katër sfidat e tjera. Sipas shortit çiftet do të jenë Monaco-PSG, Qarabag-Newcastle, Bruges-Atletico Madrid dhe Olympiacos-Leverkusen. Ndeshjet e para në këtë fazë do të luhen në datat 17-18 shkurt, ndërsa takimet e kthimit në datat 24 dhe 25 shkurt.

Ekipet kanë njohur gjithashtu edhe rivalët e mundshëm, nëse kalojnë në fazën e 1/8. Në rast kualifikimi, Interi do të kishte përballë njërën ndërmjet Manchester City dhe Sporting Lisbona. Juventusi do të luante me një angleze, ndërmjet Liverpool ose Tottenham. Në anën tjetër, kualifikimi do ta vendoste Atalantën përballë Arsenal ose Bayern Munchen. Ndeshjet e kësaj faze luhen në datat 10-11 dhe 17-18 mars.

Share This Article