Plazhi i egër i Vlorë, Porto Nova në Vlorë tërheq pushues çdo periudhë të vitit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Plazhi Zvërnecit, është një nga plazhet ranore me shtrirje bregdetare 4,5 km, dhe një nga më të preferuarit, kryesisht për familjarët.

Ky plazh është njohur për rërën kurative, detin e pastër dhe qetësinë që ajo ofron. Pikërisht këto e bëjnë të frekuentuar, por jo vetëm, pasi është një plazh i aksesueshem dhe shumë pak km larg qytetit të Vlorës dhe një zgjedhje perfekte, për të shmangur trafikun e ngarkuar, në këto ditë korriku e sidomos fundjavat.

Pushuesit janë qytetarë të ndryshëm vlonjatë por jo vetem. Gjen qytetarë të ardhur nga larg si Kanadaja dhe Amerika, ku për ta pushimet në plazhin e Zvërnecit , janë jo vetëm nostalgji por edhe kënaqësi.

Pushuesit e huaj nga Moldavia shprehen se ky plazh u jep qetësinë që  duan, sigurinë detare ,çmime të mira dhe mirëpritje prej shqiptarëve.

Share This Article