Plazhi i Krorëzës, një nga xhevahirët e Rivierës shqiptare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Plazhi i Krorëzës është një nga xhevahirët e shumtë e Rivierës shqiptare.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa foto nga ky plazh i mrekullueshëm, si ftesë për  turistët të huaj dhe pushuesit vendas gjatë këtij sezoni turistik.

Plazhi i Krorëzës, i cili përbëhet nga dy pjesë të ndara me njëra-tjetrën nga disa shkëmbinj të vegjël, ndodhet ekzaktësisht midis plazhit të Shpellë-Lukovës (në veri të tij) dhe Gjirit të Kakomesë (që e ka në jug të tij).

Plazhi i Krorëzës është një plazh i virgjër, dhe e vetmja mënyrë për ta eksploruar dhe shijuar nga toka ose nga deti (me varkë).

Zona më e afërt e vendbanimit me plazhin e Krorëzës është fshati i Shën Vasilit, para se të shkoni në Sarandë nga rruga e Bregut./ATSH/

Share This Article