Plazhi plot bukuri dhe vlera natyrore të një rëndësie ndërkombëtare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Velipoja, kjo dëshmitare e moçme e përqafimit të Bunës me Adriatikun, rrethuar plot bukuri dhe vlera natyrore të një rëndësie ndërkombëtare, u mbush plot me turistë vendas dhe të huaj.

“Velipoja këtë vit, mund të them pa frikë që ka patur mbi 200 mijë pushues gjatë sezonit të gushtit”- tha Diana Bejko.

Dikur plazhi i Velipojës, plot vlera kurative, ishte tokë e ndaluar edhe për vetë shkodranët, ndërsa sot, turistët vijnë këtu edhe nga vende krejt të largëta.

Sinkron: Valdete Fishta: “Na kena një numër të madh turistash që vijnë pothujse nga të gjitha vendet e Europës, por më tepër janë nga vendet nordike që e fillojnë turizmin që në maj, kur temperatura 20- 22 gradë atyre ju duket shumë e lartë”- tha Valdete Fishta.

“Duke ken Velipoja një ndër plazhet e adoleshencës dhe të rinisë sime gjithmonë kam nostalgji. Këtu është një territor që ka dhimbje. Këtu ku jemi ne, nuk i kam rënë kitarres kurrë në rini se ishte zona e ndaluar, që përfundoje në burg po të ishe ktu”- thotë Frederik Ndoci./TCh/

Share This Article