Plenkoviç: Anëtarësimi i Shqipërisë dhe MV-së në BE përgjegjësi historike

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç deklaroi se vendi i tij po bashkëpunon ngushtë me partnerët e tjerë evropianë për zhbllokimin e bisedimeve në kuadër të hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut më Bashkimin Evropian.

“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në bllokun evropian është përgjegjësi historike dhe strategjike e gjithë BE-së”, theksoi ai, duke kujtuar se në maj të këtij viti në Zagreb do të mbahet Samiti për Ballkanin Perëndimor.

“Shpresojmë që me metodologjinë e re lidhur me bisedimet për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe raportet e progresit, do të kemi një atmosferë më të favorshme për të mundësuar një vendim pozitiv”, deklaroi Plenkoviç në një intervistë për Anadolu Agency gjatë Forumit të 50-të Ekonomik Botëror në Davos.

Ai theksoi se Kroacia mori presidencën gjashtëmujore të BE-së në janar duke shtuar se prioritetet e saj kryesore gjatë kësaj periudhe do të jenë çështja e Brexit-it, buxheti i BE-së për shtatë vitet e ardhshme si dhe Ballkani Perëndimor.

Plenkoviç shtoi se Kroacia dhe Turqia janë vende miqësore, duke përmendur se pret që biznesmenët turq të vazhdojnë investimet në vendin e tij në periudhën e ardhshme.

Sipas tij, të dyja vendet kanë partnerit shumë të fortë tregtar duke shtuar se duhet të rrisin më tej tregtinë e ndërsjellë në periudhën e ardhshme.

Share This Article