Plisat gati për spektakël sot në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kur na ndajnë pak orë nga ndeshja më e rëndësishme e viteve të fundit për Kombëtaren shqiptare, ndaj Çekisë mbrëmjen e së sotme, tifogrupet që do të jenë të pranishëm në “Air Albania” janë thuajse gati për të nisur spektaklin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Plisat, grupimi që mbështet Prishtinën, ka njoftuar që do të nisen që në orën 10 të mëngjesit në drejtim të Tiranës.

“Grumbullimi jonë bëhet në ora 9:30 te parkingu prapa stadiumit. Kurse në mënyrë të organizuar nisemi nga ora 10:00.

Ne jemi gati”, lexohet në postimin e Plisave, të cilët do e bëjnë edhe më të bukur atmosferën në stadiumin “Air Albania”.

Share This Article