Qyteti i Shkupit do të gjejë zgjidhje për qasje deri te pllaka përkujtimore e Nënës Terezë në sheshin “Maqedonia”, pas reagimeve se nuk është e udhës që qytetarët të shkelin nëpër sipërfaqen e gjelbër për ta nderuar figurën e saj. Shilegov u takua me drejtorin e Qendrës përkujtimore.
Parcela në të cilën tani është mbjellë barë i është shitur para 8 viteve kompanisë “Amadeus Grup” nga Shqipëria, që në këtë vend duhej të ndërtoj objekt dhe shkallë spanjolle. Për këtë me vite reagojnë nga Instituti për Trashëgimi Shpirtrore dhe Kulturore të Shqiptarëve.
“Prej sot do t’i drejtohemi korit diplomatik këtu, por do të reagojmë në Uashintgon, Bruksel dhe Vatikan”, tha Skender Asani- drejtor i “Instituti i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve”.
Kryetari Shilegov siguron që parcela do t’u kthehet qytetarëve sepse toka asnjëherë nuk është shitur vërtetë në pronësi të kompanisë “Amadeus Grup”.