Ambasadori në largim i Holandës Ualter Plomp, në një intervistë për 360 gradë duke komentuar zhvillimet e fundit dhe rolin e tij në mbështetje të Prokurorisë Speciale ka theksuar se Askush nuk guxon të jetë mbi Ligjin.
Sipas tij në rast se ekzistojnë dëshmi të fuqishme për rastin që shkaktoi reagime të shumta në opinion atehërë duhet të ketë edhe aktakuzë.
“Askush nuk është dhe duhet të jetë mbi ligjin. Në këtë kuptim, gjithmonë kur ka supozime serioze për paligjshmëri, ato duhet të hetohen. Nëse ka prova të mjaftueshme, duhet të përfundojnë me aktakuzë. Por, nëse më pyetni nëse kjo ndryshon qëndrimin tim ndaj institucionit PSP, përgjigjja ime është jo, nuk e ndryshon”, tha ai./Alsat/