“Po, do ta bëj”, Trump pohon se do t’i mbrojë vendet e BE-së nëse Rusia përshkallëzon shkeljet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Raportet e përsëritura për ndërhyrje ruse në hapësirën ajrore të NATO-s kanë intensifikuar diskutimet rreth qëndrimit të Shteteve të Bashkuara nëse Moska ndërmerr veprime të mëtejshme agresive kundër vendeve evropiane.

Në këtë kontekst, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump u pyet të dielën nëse do të ndihmonte në mbrojtjen e anëtarëve të Bashkimit Evropian, në rast se Rusia do të përshkallëzonte armiqësitë.

Po, do ta bëja. Do ta bëja“, u tha ai gazetarëve pak para se të nisej për shërbimin përkujtimor të Charlie Kirk.

I pyetur nëse ishte informuar për ngjarjet në Estoni, Trump konfirmoi se ishte informuar dhe shtoi: “Nuk na pëlqen“.

Sakaq, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet sot në një seancë urgjente për të diskutuar për ndërhyrjet ruse në Estoni me tre aeroplanë që shkelën hapësirën ajrore.

Tre avionët MiG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë mbi Gjirin e Finlandës dhe qëndruan atje për rreth 12 minuta, njoftuan të premten Estonia dhe NATO.

Italia, e cila ka marrë përsipër një mision të NATO-s për të ruajtur qiellin mbi Detin Baltik, por edhe Suedia dhe Finlanda ngritën aeroplanë për të kapur tre ndërhyrësit. 

Share This Article