Po goditen të paprekshmit? Meta: Është një përrallë! Me Berishën u përdorën standarde të dyfishta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh kundër heqjes së imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë një konference për shtyp, Meta tha se janë përdorur standarde të ndryshme.

“Janë aplikuar standarde të dyfishta në rastin e zt.Berisha. Ai është lider i forcës kryesore opozitare apo ish-deputetëve të mazhorancës. Këto janë të qarta. Sa më përket mua, nuk kam asnjë shqetësim të tillë. Sa i përket mitit të të paprekshmëve, mendoj se është një përrallë.

Patjetër që është një zyrtar shumë i lartë, por nuk është një kryeministër apo president në detyrë dhe në qoftë se flasim për paprekshmëri, ne shohim që nga një anë ne kemi një përshkallëzim të masave të sigurisë për një çështje që është kontestuar dhe ndërkohë kemi firmat e kryetarit të bashkisë që ka rrëmbyer firmat e këshilltarëve të Bashkisë së Tiranës. Kemi firma të kryeministrit aktual që nuk i përmendet askund emri dhe që përbëjnë dëme kolosale”, tha Meta.

Meta u shpreh se është dakord me protestat e opozitës. “Kërkesat e opozitës janë domosdoshmëri për rikthimin e normalitetit në vend. Ndërkohë që po bëhen hapa mbrapa”, shtoi ai.

Share This Article