“Po intimidohen votuesit para qendrave të votimit”, denoncimi i kandidatit të Shqipëria Bëhet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati i Shqipëria Bëhet për Bashkinë e Cërrikut, Elget Hima, ka denoncuar fenomenin e intimidimit të votuesve në të gjitha qendrat e votimit në këtë bashki.

“Duhet të largohen të gjithë personat që rrinë përballë qendrave të votimit dhe nuk kanë asnjë funksion. I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të marrë masa për të mos intimiduar votuesit dhe vota duhet të jetë e lirë dhe jo me ndere e favore që u është bërë me favore e ndere nga punonjësit e administratës.

Kam bërë një xhiro personalisht sot në qendrat e votimit, kam konstatuar persona që nuk asnjë funksion dhe intimidojnë votuesit. Jam këtu për drejtësi dhe jo për favorizim kundër ligjit. ”, tha Hima në një prononcim për mediat. 

Share This Article