Një ditë para zgjedhjeve, Basha feston ditëlindjen me tortë shahu, i pret kokën “Mbretit të Zi”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të rinjtë kishin zgjedhur një tortë të veçantë, me fushën e shahut, ku shkruhej “Edhe 100 kryetar”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha feston sot ditëlindjen. Në këtë 47-vjetor, Basha është surprizuar nga mbështetësit e rinj demokratë, të cilët i kënduan edhe këngën e ditëlindjes. 

Të rinjtë kishin zgjedhur një tortë të veçantë, me fushën e shahut, ku shkruhej “Edhe 100 kryetar”.  Pamjet i ka ndarë vetë  vetë Basha në rrjetet sociale, ku shihet teksa pret një copë, që qëllon të jetë koka e mbretit të shah.

Me lojë shahu e paskemi, shumë e bukur….Duke ia pre kokën mbretit të zi”, dëgjohet të thotë me batutë Basha

Share This Article