Po ktheheshin në shtëpi pas ndeshjes së ekipit të zemrës, humbin jetën në aksident 3 tifozët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre persona humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor në Potenza të Italisë mbrëmjen e së dielës, ku u përfshinë dy makina.

Sipas të dhënave nga mediat italiane, viktimat ishin tifozë të Foggias, që ktheheshin në shtëpi pasi ndoqën ndeshjen e ekipit të tyre të zemrës në Potenza.

Një nga personat humbi jetën menjëherë në vendin e aksidentit, teksa dy të tjerët u dërguan në spital, por nuk mundën të mbijetonin pasi përplasja ishte shumë e fortë.

Qarkullimi në aksin Potenza-Melfi u bllokua për disa minuta për shkak të aksidentit, teksa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të tij. 

Share This Article