Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, janë përplasur për luftën në Ukrainë, në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas mediave të huaja, i pranishëm në takim ishte edhe zëvendëspresidenti i SHBA-ve, JD Vance.
Trump i tha liderit ukrainas se ai “ka folur shumë” dhe se “po luan bixhoz me luftën e tretë botërore”. Ai shtoi gjithashtu se pa Presidentin amerikan dhe SHBA-të, Zelensky është askushi.
Mes vizitës së Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë, Vance tha se një rrugë për të siguruar paqen midis Rusisë dhe Ukrainës ishte përmes angazhimit të SHBA-së në diplomaci, duke përfshirë bisedën me presidentin rus Vladimir Putin, sipas shënimeve të takimit të Shtëpisë së Bardhë.
“Ne nënshkruam një marrëveshje me Putin. Ai nuk e mbajti atë, për çfarë lloj diplomacie po flisni?”- i tha Zelensky-Trump.
“Shumë mungesë respekti,” tha Vance për komentin e Zelenskyy, ndërsa Trump vuri në dukje se Ukraina “nuk është në një pozicion të mirë” dhe luan kumar me Luftën e Tretë Botërore.
“A keni thënë faleminderit një herë?”, e pyeti Vance-Zelenskyn, shkruan A2 CNN. “Ke folur shumë”, i tha Trump Zelenskyy-t.
Zelenskyy udhëtoi për në SHBA të premten për t’u takuar me Trump në Shtëpinë e Bardhë pasi ky I fundit tha të enjten se një negociatë paqeje për t’i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë është në fazat e fundit.
Administrata Trump po punon gjithashtu për të nënshkruar një marrëveshje me Ukrainën që do t’i lejonte SHBA-së akses në mineralet e Ukrainës, në këmbim të mbështetjes që SHBA-ja i ka ofruar Kievit që nga shpërthimi i luftës në 2022, si pjesë e marrëveshjes së paqes.
Trump gjithashtu vuri në dukje gjatë komenteve të tij për mediat se një takim trepalësh midis Rusisë dhe Ukrainës, si dhe SHBA-së, nuk do të ishte “ndeshje dashurie” dhe ka të ngjarë të jetë i vështirë.
“Ata nuk e pëlqejnë njëri-tjetrin, mund t’ju them se nuk është një ndeshje dashurie”, tha Trump për mediat kur u pyet se si e parashikon një takim trepalësh midis SHBA-Rusi-Ukrainë.