“Po marrim përsëri kryeqytetin tonë”/ Trump dërgon Gardën Kombëtare në Uashington

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e kryeqytetit, Uashingtonit.

Ai ka aktivizuar Gardën Kombëtare për një vendosje në Uashington në mënyrë që të largojë nga vendi të gjithë personat problematikë dhe të pastrehët. 

“Po njoftoj një veprim historik për të shpëtuar kryeqytetin e kombit tonë nga krimi, gjakderdhja, rrëmuja dhe mjerimi. Kjo është Dita e Çlirimit në Uashington dhe ne do ta marrim përsëri kryeqytetin tonë, po e marrim përsëri. Sipas autoriteteve që më janë dhënë si President i Shteteve të Bashkuara, unë zyrtarisht po aktivizoj Seksionin 740 të Aktit të Sundimit Vendor të Distriktit të Kolumbias, e dini se çfarë është ai, dhe po e vendos Departamentin e Policisë Metropolitane të Uashingtonit nën kontroll të drejtpërdrejtë federal dhe ju do të takoni njerëzit që do të jenë të përfshirë drejtpërdrejt në këtë”, tha Trump.

“Njerëz shumë të mirë, por janë të ashpër dhe e dinë se çfarë po ndodh. E kanë bërë edhe më parë. Përveç kësaj, unë po vendos Gardën Kombëtare për të ndihmuar në rivendosjen e ligjit, rendit dhe sigurisë publike në Uashington dhe ata do të lejohen të bëjnë punën e tyre siç duhet”, shtoi Presidenti amerikan.

Share This Article