Po mbahet takimi i procesit të Brdo-Brijunit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Tiranë për procesin e Brdo-Brijunit. Përveç presidentëve të shteteve, të ftuar nderi janë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, me prezencë të shefes për politikë të jashtme, Federica Mogherini.

Mëngjesin e së enjtes delegacionet kanë arritur në hotelin ku do të mbahet samiti, që nikoqir sivjet është presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Përveç Metës, mysafirët u pritën edhe nga themeluesit e kësaj nisme, presidentja kroate Kolinda Grabar Kitarovic, dhe presidenti slloven Borut Pahor.

Aty shtrënguan duart dhe realizuan fotografitë ceremoniale.

Tani pritet që të mbahet mbledhja plenare që do të modelohet nga themeluesit e nismës, ndërkohë Meta do të ketë fjalimin e inagurimit.

Kujtojmë se Brdo-Brijuni  është nismë rajonale e bashkëthemeluar nga presidenti i Sllovenisë dhe Kroacisë në vitin 2010.

Share This Article