“Po më kërkon ilaçe për të përballuar pasojat e s*ksit me gra ruse!”- Dosja Epstein, zbardhet mesazhi rreth Bill Gates: U infektua me një SST!

albnews
By
6 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jeffrey Epstein pretendonte se Bill Gates ishte infektuar me një sëmundje seksualisht të transmetueshme, sipas një emaili që u bë publik nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, i cili publikoi më 30 janar mbi tre milionë faqe materiale që lidhen me hetimin ndaj pedofilit të dënuar.

Sipas Telegraph, më 18 korrik 2013 Epstein i kishte dërguar një shënim vetes, ku përshkruante prishjen e marrëdhënieve të tij me miliarderin, si edhe përfshinte akuza serioze: “Ti më luteshe të fshija email-et lidhur me sëmundjen tënde seksualisht të transmetueshme, kërkesën që të të siguroja antibiotikë që mund t’ia jepje fshehurazi Melindës dhe përshkrimin e penisit tënd”.

Zbulimet për Gates ofrojnë për herë të parë detaje mbi marrëdhënien e tij me Epstein, pas publikimit të fotografive të tyre nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Email-i është pjesë e mbi tre milionë dokumenteve që u bënë publike të premten, pas muajsh presioni.

Dosjet tregojnë gjithashtu se Epstein i kishte ofruar një grua ruse Andrew Windsor-it, atëherë princ Andrew, si edhe se financieri kishte dërguar 10.000 paund për bashkëshortin e Peter Mandelson-it.

Ilaçe dhe marrëdhënie të paligjshme

Epstein i dërgoi vetes edhe një tjetër email në orën 1:03 të mëngjesit po atë ditë, duke njoftuar “dorëheqjen” nga Fondacioni Bill & Melinda Gates.

Epstein nuk ka punuar kurrë për fondacionin, ndaj besohet se email-i është shkruar duke adoptuar zërin e dikujt tjetër. Ai shkruante: “Jam përfshirë në një konflikt serioz martesor mes Melindës dhe Bill-it… Në rolin tim si krahu i tij i djathtë, më është kërkuar – dhe gabimisht kam pranuar – të përfshihem në gjëra që varionin nga moralisht të papërshtatshme deri etikisht të pajustifikueshme, si edhe të bëja vazhdimisht gjëra që i afroheshin dhe potencialisht e kalonin kufirin e paligjshmërisë…

Nga ndihma për Bill-in për të siguruar ilaçe për të përballuar pasojat e seksit me gra ruse, te lehtësimi i marrëdhënieve të tij të paligjshme me gra të martuara, deri te kërkesa që të siguroja ‘adderall për turne bridge’, ndonëse jam mjek, por pa asnjë të drejtë për të përshkruar receta”.

Bill dhe Melinda Gates ishin të martuar nga viti 1994 deri në vitin 2021. Ajo ka lënë të kuptohet më parë se lidhjet jashtëmartesore të Gates dhe marrëdhënia e tij me Epstein ishin faktorë që çuan në divorcin e tyre, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Bill Gates për një kohë të gjatë e ka minimizuar marrëdhënien e tij me Epstein, duke deklaruar për Wall Street Journal në vitin 2019: “Nuk kam pasur asnjë marrëdhënie profesionale apo miqësi me të”.

Megjithatë, sipas një raportimi të New York Times, dy burrat janë takuar “në disa raste” që nga viti 2011, pasi Epstein ishte dënuar.

Një listë fluturimesh nga avioni privat Gulfstream i Epstein tregon se Gates udhëtoi me të nga aeroporti Teterboro në New Jersey drejt Palm Beach, Florida, në mars të vitit 2013.

Bill Gates ka deklaruar vazhdimisht se pendohet për miqësinë e tij me Jeffrey Epstein dhe ka mohuar çdo paligjshmëri.

Një përfaqësues i Gates tha për BBC se: “Këto pretendime, nga një gënjeshtar i provuar, i pabesueshëm dhe i pakënaqur, janë absolutisht qesharake dhe plotësisht të rreme. E vetmja gjë që tregojnë këto dokumente është zhgënjimi i Epstein, sepse nuk kishte një marrëdhënie të vazhdueshme me Gates, si edhe ekstremet ku ishte i gatshëm të shkonte për të manipuluar dhe diskredituar”.

Para dhe vizita

Dosjet përfshijnë gjithashtu një pretendim se Epstein i kishte dërguar 10.000 paund bashkëshortit të Lord Mandelson, Reinaldo Ávila da Silva, në vitin 2009.

Email-e nga shtatori i atij viti tregojnë se da Silva i kishte shkruar Epstein-it duke kërkuar para për financimin e studimeve në osteopati dhe shpenzime të tjera.

“Do ta transferoj menjëherë shumën e huasë suaj”, ishte përgjigjja e miliarderit po atë ditë.

Disa ditë më vonë, da Silva i dërgoi Epstein-it një email falënderimi për paratë e depozituara.

Email-et tregojnë gjithashtu se Epstein i kishte premtuar një miku një vizitë në Downing Street 10. Në një mesazh drejtuar Glenn Dubin, miliarder dhe menaxher fondesh hedge, në korrik 2009, ai shkruante: “Do të organizoj për ju një udhëtim në Numrin 10 dhe në Dhomën e Lordëve me Peter Mandelson ”.

Në një tjetër rast, Epstein kishte organizuar që Andrew Windsor të darkonte me një grua ruse 26-vjeçare në vitin 2010, siç tregojnë email-et. Në mesazhe drejtuar një kontakti të regjistruar si “Duka”, ai shkruante: “Kam një shoqe që mendoj se do të të pëlqente të darkoje me të, quhet Irina, do të jetë në Londër nga data 20 deri më 24”.

Në përgjigje, ish-duka shkruante: “Sigurisht. Jam në Gjenevë deri në mëngjesin e datës 22, por do të isha shumë i kënaqur ta takoja. A do të sjellë ndonjë mesazh nga ti? Të lutem jepi kontaktet e mia që të lidhet”.

Mesazhi ishte nënshkruar: “HRH The Duke of York KG”.

Epstein sqaroi më vonë se gruaja ishte “26 vjeçe, ruse, e zgjuar, e bukur, e besueshme dhe po, e ka email-in tënd”.

Share This Article