“Po miratojnë buxhetin në një lokal”, Berisha me akuza të forta: Nikolla do hetohet, mbylli deputetët në ashensor. Ata mund të kishin përfunduan në…

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sali Berisha ka folur para gazetarëve pas mbylljes së mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Berisha tha se maxhoranca doli nga sallat e Kuvendit dhe shkoi në një lokal, ku sipas tij po miratojnë buxhetin për vitin 2024.

Berisha tha me tej se Lindita Nikolla do të hetohet për moslejimin e deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në mbledhjen e Konferencës, dhe mbylljen sipas tij të 6 deputetëve në ashensorit nga Garda.

Berisha tha se deputetët u mbyllën në ashensor në katin e katërt, por shtoi se “ndaj çdo lloj avarie mund të përfundonin në katin e parë me urdhër të saj”.

“Kjo ndërtesë përveç kohës së Hoxhës, nuk ka qenë e pushtuar nga policia dhe garda. Akt i turpshëm. Deputetët e opozitës, kryetarja e ashtëquajtur krijoi një përpjekje e cila do hetohet, sepse mbylli derën në një kohë kur 5-6 prej tyre ishin në ashensor në kat të katërt, që ndaj çdo lloj avarie mund të përfundonin në katin e parë me urdhër të saj.

Kjo tregon se parlamenti ka humbur çdo të drejtë së funksionuari. Kanë kaluar në kalandestinitet për miratimin e buxhetin. Kaluan në një klub, lokal, dhe aty po miratojnë buxhetin”, tha Berisha.

Share This Article