“Po na shkatërron banesat”, banorët e Vlahenit ne Has, kundër firmës turke të kromit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Banorë të lagjes Kovaç në fshatin Vlahen të bashkisë së Hasit kanë protestuar në hyrje të galerisë për shfrytëzimin e kromit nga një firmë turke, “Vllahen Mining”, pasi punimet e kësaj firme kryesisht shpërthimet me eksploziv po u dëmtojnë banesat dhe po ua bëjnë jetën mjaft të vështire me ankth dhe frikë.

Në mbështetje të këtyre banorëve ishte edhe nënkryetari i bashkisë së Hasit sipas të cilit institucionet qendrore përgjegjëse për kontrollin e firmës turke, nuk i kanë kthyer përgjigje.

Në lidhje me shqetësimin e banorëve ka reaguar edhe administratori lokal i firmës turke, sipas të cilit matjet dhe verifikimet e kryera nuk justifikojnë shqetësimet e banorëve.

Sakaq banorët kanë paralajmëruar se nëse nuk merren masat e duhura ato do të përshkallëzojnë protestën e tyre deri në bllokimin e rrugës dhe punimeve në minierë. 

Share This Article