Kompania energjetike Gazprom njofton se në tre muajt e parë të vitit 2022, vëllimi i eksporteve të gazit natyror është 27.1 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Kjo rënie ka ndikuar pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë të urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin dhe pasojat e sanksioneve ekonomike të vendosura nga vendet perëndimore.
“Në periudhën e përmendur, eksportet e gazit natyror të kompanisë në vendet jashtë Bashkësisë së Shteteve të Pavarura u ulën me 27.1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, njofton kompania.
Ditë më parë, Putin i kishte kërkuar Gazpromit që pagesat e gazit nga shtetet që e blejnë ta paguajnë në rubla.
“Nuk ka kuptim të dorëzojmë porositë e mallit tonë në Bashkimin Evropian apo SHBA dhe paratë t’i marrim në dollarë, euro dhe valuta tjera. Për këtë kemi vendosur të ndërmarrin një sërë veprimesh që pagesat të bëhen në rubla ruse”, kishte thënë Putin.
Ndërkaq, grupi i shtatë shteteve më të industrializuara, i njohur si G7-ta, pati thënë se është pajtuar që të refuzojë kërkesën e Kremlinit për pagesën me rubla për energjinë ruse, duke theksuar se kjo paraqet shkelje të kontratave ekzistuese.