Po përgatiste sulme terroriste, arrestohet një boshnjak në Gjermani

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një burrë 27-vjeçar boshnjak u arrestua në orët e para të mëngjesit në Essen të Gjermanisë, nën dyshimin për planifikimin e një sulmi terrorist islamist.

Sipas zyrës së prokurorit të Düsseldorfit, hetimi fillestar kishte të bënte me mashtrim tregtar, pasi 27-vjeçari, së bashku me të tjerë, dyshohet se kishte blerë pajisje elektrike të shtrenjta pa i paguar ato, me qëllim rishitjen e tyre.

Ai planifikonte t’i përdorte të ardhurat për të financuar sulme terroriste.

“Hetimet nga Shtabi i Policisë së Essen-it nën drejtimin e zyrës së prokurorit të Düsseldorf-it kanë zbuluar, përveç dyshimit për mashtrim të zakonshëm tregtar, indikacione se të ardhurat nga aktet mashtruese kishin për qëllim financimin e një sulmi terrorist me motiv islamist”, tha një zëdhënës i policisë, duke iu referuar shumave pesëshifrore që ishin mbledhur tashmë nga i dyshuari në këtë mënyrë.

27-vjeçari është shtetas i Bosnjës dhe Hercegovinës, ish-ushtar, dhe u arrestua në Essen, ndërsa në Dortmund u arrestua edhe një bashkëpunëtor i tij.

Megjithatë nuk është e sigurt nëse ai i dinte planet e mëtejshme të boshnjakut, i cili ishte tashmë nën mbikëqyrje nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.

Në agim, forcat speciale të policisë u kryen kontrolle në të paktën gjashtë apartamente në qytetet Essen, Dortmund, Düsseldorf dhe Sest.

Share This Article