“Po përndiqen minorenët e protestës”, Lëvizja për Universitetin proteston, lyen me bojë ministrinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Lëvizja për Universitetin” ka protestuar sot përpara ministrisë së Arsimit, pas deklaratës së ministres, Evis Kushi se minorenët të cilët protestuan për vrasjen e Kloidian Rasha nga efektivi i policisë do të identifikohen në shkolla që më pas të trajtohen me psikolog.

Ndërkohë, studentët kanë hedhur bojë mbi këtë godinën e ministrisë, duke thirr se të protestosh nuk është krim, ndërsa theksuan “krim dhe kriminale janë tentativat për të përndjekur të miturit nëpër shkolla”.

Përmes kësaj deklarate të rinjtë shprehen se sistemi arsimor në vend po shkon drejt rrënimit, ndërsa mundësinë për t’u shkolluar e kanë gjithnjë e më shumë të pasurit.

“Për fyerjen ndaj të rinjve dhe gjithçka që shkon mbrapsht në shkollat tona, ministria që ju përfaqësoni meriton të njolloset dhe ju vetë të dorëhiqeni”.

Share This Article