Një burrë humbi jetën pasi u godit nga një rrufe ndërsa po dilte foto me të dashurën e tij me rastin e fejesës, në një vend turistik në Kinë.
Ngjarja e trishtë u regjistrua në malin e Dragoit në Jade që ndodhet në provincën e Junanit.
Burri, me emrin Ruan humbi jetën menjëherë, ndërsa një grup fotografësh po përpiqeshin të memorizonin në foto fejesën e tij.
Përpara ngjarjes autoritetet lokale kishin nxjerrë një lajmërim për qytetarët të tregonin kujdes për shkak të stuhisë që po afronte.