Po rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Britani të Madhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i njerëzve të infektuar me coronavirus në Mbretërinë e Bashkuar është rritur, thotë Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

Vlerëson se rreth 100 mijë njerëz u testuan pozitivisht në javë deri më 29 maj, ose një në 660 njerëz – nga 60 mijë javën e kaluar.

Një pjesë në rritje dukej sikur të ishin varianti Delta, i zbuluar për herë të parë në Indi, tha ONS, raporton bbc.

Infeksionet po rriteshin në Angli dhe Uells. Të paktën 6,278 raste të reja u konfirmuaran gjatë ditës së djeshme në Mbretërinë e Bashkuar, gjersa 11 persona humbën jetën.

Kjo barazohet me një rritje të madhe të rasteve nga një bazë e ulët, por pranimet në spital dhe vdekjet janë ulur pak krahasuar me javën e kaluar.

Testimi i shtuar për të ashtuquajturin variant indian, ose variant Delta, siç është emëruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në zonat e pikave të nxehta mund të nënkuptojë se numri i të infektuarve është më e madh nga sa është në të vërtetë. 

Share This Article