Po shembet mali, evakuohen banorët e fshatit në Zvicër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet lokale në Zvicër kanë urdhëruar braktisjen e një fshati të vogël malor në kantonin Graubunden për shkak të frikës se së shpejti mund të mbulohet nga shpati i malit që po shembet.

Disa zona janë rrethuar me tabela që askush të mos futet më në fshatin Brienz, ndërsa banorët u munduan të merrnin gjithçka mundeshin nga shtëpitë e tyre.

Autoritetet lokale kanë thënë se 2 milionë metra kub shkëmb mund të shkëputet nga çasti në çast mbi fshatin shekullor, i cili shtrihet në pjesën gjermanisht-folëse të rajonit Graubunden. Aktualisht, në këtë fshat banonin rreth 100 banorë.

Share This Article