Një vullnetare në një batalion mjekësor ukrainas ka bërë një deklaratë rrëqethëse, ndërsa pohoi se po sheh çdo ditë njerëz të saj që vdesin, ndërkohë që Rusia vazhdon misionin e pushtimit.
Tata Marharian u zhvendos nga vendi i saj i lindjes, Donbasi, në Kiev në vitin 2015 për të studiuar të drejtën ndërkombëtare, tregoi përjetimet e ditëve të saja të vështira në një intervistë për Jim Sciutto të CNN.
“Po shoh fëmijë të vdekur. Unë po shoh spitalet duke u bombarduar. Unë po shoh kishat duke u bombarduar. Është e vështirë. …Po shoh njerëzit e mi të vdesin. Unë po shoh të gjitha llojet e gjërave të tmerrshme.
Kam studiuar krimet kundër njerëzimit në universitet, të drejtën ndërkombëtare humanitare. Nuk e kisha menduar kurrë se do ta shihja këtë me sytë e mi në vendin tim. Unë kurrë nuk kam qenë më e lumtur se tani që jam ukrainase,” pohoi Marharian.
“Nuk kam qenë kurrë më me fat që kam lindur në këtë vend. Të gjithë jemi të bashkuar, të gjithë jemi të konsoliduar. Ka shumë njerëz që luftojnë këtu, krah për krah. Pra, ‘po’, ne kemi shpresë,”, tha ajo. Ajo i quajti qesharake pretendimet e Rusisë se forcat e saj nuk po sulmonin civilët.