Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka nisur një tur në Lindjen e Mesme, me ndalesën e parë që ka qenë Izraeli.
Dhe pikërisht sapo ka zbritur nga avioni më 13 korrik, Biden ka ‘lëshuar’ gafën e tij të radhës. Në një video që po qarkullon në rrjet, Presidenti i SHBA duket i hutuar dhe nuk e di se nga të shkojë apo se çfarë të bëjë më tej.
Pasi del nga avioni, Biden shikon përreth i çorientuar pyet: ‘Po tani çfarë të bëj?’.
Kjo është e disata përhumbje në radhën e gafave të Presidentit të SHBA, pas rrëzimit në shkallët e avionit, apo dështimit me ngarjen e biçikletës dhe publikimin pa dashje të instruksioneve nga stafi i tij në një konferencë për mediat.