“Po të dëgjoj”, Basha nis komunikimin online me të rinjtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka nisur sot komunikimin me të rinjtë në instagram me një pyetje provokuese “Po të dëgjoj”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka gjetur një komunikim tjetër të drejtpërdrejtë me të rinjtë për të marrë sa më shumë opinionin e tyre se çfarë duan ata nga qeverisja e nesërme e PD.

“Ky është komunikimi ynë i parë në Instagram dhe do të doja të dija mendimet tuaja për shumë çështje. Por le ta nisim me problemet e rinisë. Nëse do të drejtonit Ministrinë e Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit për të përmirësuar jetën e të rinjve në Shqipëri?”, pyet Basha.

Komunikimi në Instagram, një rrjet social i përdorur në masë nga të rinjtë, është një format e reja të komunikimit publik të liderit të opozitës.

Basha e konsideron rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe parauniversitar prioritet kyç të planit të tij për të qeverisur vendin./ATSH/

Share This Article