ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi 11 hours ago
FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit 13 hours ago
EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena 15 hours ago
Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në 15 hours ago
3 vrasje në një ditë, ministrja Koçiu: Nuk kemi çfarë të bëjmë, janë ngjarje mafioze 15 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Po trafikonin 16 fëmijë drejt Italisë, arrestohen 10 persona në Durrës

albnews by albnews
27 December, 2022
in Albania, Kosova
0
Po trafikonin 16 fëmijë drejt Italisë, arrestohen 10 persona në Durrës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Policia kufitare në Portin e Durrësit ka arrestuar 10 persona të cilët tentuan të kalonin drejt Italisë 16 shtetas të mitur kosovarë, kundrejt fitimit të shumave nga 3000 deri në 4000 euro për secilin, duke u kamufluar si pjesë e një ekipi sportiv.

Të miturit janë prezantuar si pjesë e një ekipi sportiv, ndërsa të arrestuarit janë prezantuar si menaxherë, trajnerë dhe fizioterapistë të ekipit.

RelatedPosts

U mor nën hetim nga Prokuroria e Kosovës për shpërdorim detyre, reagon ministrja e Industrisë: Ndihem krenare për punën që kam bërë

FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena

Policia mundi të arrestonte dhe organizatorin e kësaj veprimtarie kriminale për kalimin e fëmijëve të mitur kosovarë drejt Italisë.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar 5945 euro.

“Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara në PKK Durrës, në kuadër të planit të masave për festat e fundvitit, bazuar dhe në inteligjencën informative për një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ekipi”, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 10 shtetas:

B. B., 48 vjeç, D. Sh., 32 vjeç, D. G., 36 vjeç, F. B., 21 vjeç, F. Gj., 54 vjeç, A. D., 21 vjeçe, Q. K., 20 vjeçe, E. D., 21 vjeç, A. K., 22 vjeç dhe B. H., 37 vjeç, të gjithë banues në Kosovë.

Të gjithë këta shtetas dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për të ndihmuar 16 shtetas të mitur nga Kosova (të moshës 17 vjeç), që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt Italisë. Shtetasit e arrestuar janë prezantuar si anëtarë të bordit të ekipit sportiv që përbëhej nga 16 shtetasit e mitur që ata po shoqëronin.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se të miturit dhe prindërit e tyre u kanë dhënë këtyre shtetasve, 3000 – 4000 euro, për t’i ndihmuar të miturit që të hynin në Itali, ku më pas dyshohet se do të kërkonin azil.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. H. ka organizuar transportimin e shtetasve të mitur dhe të personave të tjerë tashmë të arrestuar, nga Kosova në Kukës dhe më pas në Durrës, me autobusin e një kompanie turistike në Prishtinë. Gjatë kontrollit fizik, Policia i ka gjetur këtij shtetasi 5945 euro, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi

11 November, 2025
FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

11 November, 2025
EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena

EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena

11 November, 2025
Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në

Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result