Po ua marr votat që tani’, këngëtari i njohur shqiptar konfirmon pjesëmarrjen në ‘Big Brother VIP’ gjatë koncertit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtari i njohur nga Kosova, Bardhi, ka konfirmuar se do jetë pjesë e “Big Brother VIP” 3.

Gjatë performancës së tij mbrëmë  në sheshin “Skënderbej”, Bardhi tha se do jetë pjesë e këtij spektakli.

“Do këndoj një këngë që ju më keni bërë të njihem në Shqipëri, dhe dua t’ju kallëzoj diçka, jam pjesë e “Big Brother VIP” 3. Kështu që e shfrytëzova rastin më jua marr votat që tani”, tha ai gjatë koncertit.

Edicioni i 3-të i BBV pritet të startojë më 13 janar. Ndryshe nga vitet e mëparshme ky edicion nuk do të jetë në drejtimin e Arbana Osmanit, por do të moderohet nga Ledion Liço

Share This Article