Po udhëtonte nga SHBA në Kinë, piloti harron pasaportën, rikthehet nga ishte nisur me avionin me 257 pasagjerë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një avion i kompanisë United Airlines që po fluturonte nga Los Angeles drejt Shangait të Kinës, është dashur të rikthehet nga ishte nisur, pasi njëri nga pilotët mësoi se kishte harruar pasaportën, thuhet në kumtesën e kësaj aviokompanie.

Bëhet fjalë për një Boeing 787 që po udhëtonte nga LAX me 257 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit, që ishte nisur drejt Oqeanit Paqësor dhe për destinacion kishte qytetin më të madh kinez.

Dy orë e gjysmë më vonë, aeroplani është rikthyer nga ishte nisur, transmeton Telegrafi.

“Piloti nuk kishte pasaportën me vete. Kemi angazhuar pilot tjerë që të dërgojë pasagjerët në destinacion”, u tha në një kumtesë të aviokompanisë.

Ky fluturim u realizuar me gjashtë orë vonesë, kjo për shkak të pakujdesisë së pilotit që kishte harruar pasaportën dhe u detyrua të rikthehet nga ishte nisur.

Share This Article