“Po vidhen remitancat”/ Deputeti Cara ngre shqetësimin: Kursi i euros dhe inflacioni po ulin mbështetjen ndaj pensionistëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Igli Cara, ka reaguar me shqetësim për situatën ekonomike që po përballin pensionistët shqiptarë, të cilët varen në masë të madhe nga ndihma e fëmijëve në emigracion.

Në një postim në Facebook, Cara thekson se mbështetja e bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit po bëhet gjithnjë e më e vështirë, si pasojë e rënies drastike të euros dhe rritjes së pandalur të çmimeve në vend.

“Mbështetja e bashkatdhetarëve në emigrim bëhet gjithnjë e më vështirë për prindërit e tyre pensionistë. Rënia drastike e euros është fakt i pakundërshtueshëm, ndërsa hendeku thellohet në vijimësi edhe prej rritjes së pakontrolluar të çmimeve”, shkruan ai.

Share This Article