Po votohet për president të Maqedonisë së Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot qytetarët e Maqedonisë Veriore me të drejtë vote, po votojnë për të zgjedhur presidentin e vendit.

Në raundin e dytë zgjedhor, në garë janë kandidatja e VMRO-së, Gordana Siljanovska Davkova dhe kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, i cili mbështete nga partitë e pozitës.

Votimet kanë filluar nga ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00. Në 3.480 vendvotime në vend dhe në 32 jashtë vendit, në zgjedhjet e gjashta presidenciale mund të votojnë 1.808.131 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore.

Zgjedhjet do t’i ndjekin 3.381 vëzhgues të vendit dhe 520 vëzhgues të huaj, si dhe 289 përkthyes dhe 60 gazetarë të huaj të akredituar nga KSHZ-ja.

Share This Article