Mauricio Pochetino nuk përmbahet kur pyetët nëse e ndjen përgjegjësinë për sezonin e dështuar të Chelseat.
Trajneri argjentinas theksoi se përgjegjësia nuk mund të jetë e vetëm një personi, qoftë ky edhe trajneri ndërsa shtoi se me pronarin e klubit, Todd Boehly nuk flet prej disa muajsh dhe si “urë” komunikimi me atë ka vetëm drejtorët sportivë.
“Mendoni se vetëm unë duhet të përmirësohem këtu te Chelsea?! Duhet të jetë gjithmonë trajneri ai që duhet të vërtetojë nëse e meriton të jetë këtu edhe për sezonin tjetër? Mendoj se për situatën te Chelsea jemi të gjithë përgjegjës dhe të gjithë duhet të vërtetojmë se jemi mjaftueshëm të zotët për të qëndruar këtu edhe një tjetër sezon.
Të jem i sinqertë prej disa muajsh nuk kam komunikuar me pronarët, komunikojmë vetëm nëpërmjet drejtorëve sportivë. Por, pritshmëritë dhe ndjesitë e mia për klubin nuk kanë ndryshuar”, u shpreh Pochetino.