ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare 10 hours ago
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford 12 hours ago
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit 12 hours ago
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut 12 hours ago
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës 15 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

Podgoricë, Rama: Të bëjmë të gjitha përpjekjet që Rajoni mos të kthehet te konflikti! Abazoviç: Të fokusohemi tek e ardhmja

albnews by albnews
7 July, 2023
in Technologji
0
Podgoricë, Rama: Të bëjmë të gjitha përpjekjet që Rajoni mos të kthehet te konflikti! Abazoviç: Të fokusohemi tek e ardhmja
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Podgorica, Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Dritan Abazoviç kanë shprehur bashkërisht qëllimin për të bashkëpunuar për të shtensionuar situatën në Rajon.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama tha se me Abazoviç bisedimet u përqendruan te Procesi i Berlinit dhe Samiti i Ardhshëm i NATOS-, teksa theksoi se nevojitet një qëndrim i përbashkët lidhur me shqetësimet në Rajon.

RelatedPosts

Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

Ai shtoi se duhen bërë të gjitha përpjekjet për të mos lejuar që Rajoni të kthehet mbrapsht te konfliktet.

“Diskutuam për temat që janë edhe arsyeja e kësaj vizite time 2 ditore në kryeqytetet e rajonit, Procesi i Berlinit dhe Samiti i ardhshëm i NATO-s. Për ne është  e rëndësishme që në këtë Samit të NATO-s të kemi një qëndrim të përbashkët lidhur me Rajonin dhe me shqetësimet në Rajon, duke qenë të vetëdijshëm që falë Procesit të Berlinit dhe nismave të tjera, jemi në një fazë tjetër të historisë sonë dhe brezat nuk do na e falin kurrë që të lejojmë pa bërë të gjitha përpjekjet tona që rajoni të kthehej mbrapsht aty ku ka lënguar për shekuj të tërë, te konfliktet të cilat pastaj kanë shkaktuar gjakderdhje të mëdha dhe kanë hapur vija të thella urrejtje mes vendeve. Çdo gjë që ushqen konflikt në Rajonin tonë, për ne është problem dhe ne nuk jemi në asnjë mënyrë të gatshëm të bëhemi pjesë, por për t’ju kundërvënë një situate sherri. Nuk kemi nevojë për heronj të ri në Rajon, por modele të rinj që të frymëzojnë të tërë sesi të jemi më kreativë, të stimulojmë zhvillimin”, tha Rama.

Në fjalën e tij, Abazoviç u ndal po ashtu te situata në Rajon, ku Kosova dhe Serbia nuk e kanë gjetur ende rrugën e dialogut, teksa theksoi se Mali i Zi mbështet çdo iniciativë paqësore për arritjen e një konsensusi. Sipas Abazoviç, Rajoni duhet të jetë i fokusuar tek e ardhmja dhe jo çështjet e së kaluarës.

“Kishim një takim goxha të gjatë, qëllimi është që të investojmë përpjekje me qëllim të deeskalimit të situatës në Rajon. Ne jemi të interesuar për bashkëpunim dhe duam që kjo do të jetë një rrugë që do të marrin dhe fqinjët tanë. Qëllimi është që rajoni të jetë i fokusuar te e ardhmja, jo te e kaluara, jemi lodhur me çështjet e të kaluarës. Sigurisht që ka çështje ende të hapura, por urojmë që të mbyllen sa më shpejt. Ne nuk mbështesim asnjë lloj agresiviteti, çdo gjë që nënkupton që dy palë të ulen të flasin me njëri-tjetrin, që me mënyra demokratike të gjendet zgjidhje, ne absolutisht e mbështesim këtë”, u shpreh Abazoviç.

Më parë Rama vizitoi Shkupin, Prishtinën dhe Sarajevën ku zhvilloi takime të nivelit të lartë.

Në mbrëmje kryeministri Rama ishte mysafir i presidentit serb Alekasandër Vuçiç në Beograd.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

16 September, 2025
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

16 September, 2025
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

16 September, 2025
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result