Paul Pogba mund të ndërrojë skuadër gjatë verës.
Ai është në vitin e fundit të kontratës me Manchester Unitedin dhe deri më tani nuk ka pasur interes për të rinovuar atë.
Raportohet se për të qëndruar në Old Trafford, Pogba do të duhet të pranojë që të ulë pagën.
Unitedi dëshiron ta mbajë kampionin e botës, por me kushte të tjera ekonomike.
Kjo mund ta shtyjë lojtarin që të provojë një aventurë të re.
Vite më parë, ai kishte deklaruar haptazi se dëshiron të luajë në Real Madrid, por nuk përjashtohet mundësia edhe e rikthimit te Juventusi.