Pogba i ka kryer fshehurazi testet mjekësore te Juventusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, iu është nënshtruar fshehurazi ekzaminimeve mjekësore te Juventusi, ku pritet të transferohet si lojtar i lirë – njoftojnë mediat italiane.

Kontrata e tanishme e francezit me Djajtë e Kuq do të skadojë më 30 qershor dhe ai nuk është i hapur për vazhdimin e saj.

Në ndërkohë, lojtari është lidhur me klubet të ndryshme, si Real Madrid, Paris Saint-Germain, Chelsea e Manchester City, mirëpo ka vendosur të kthehet te Zonja e Vjetër, ku i kaloi vitet më të mira të karrierës së tij.

Sipas Corriere dello Sport, Pogba tashmë i ka bërë testet mjekësore (ose së paku pjesën e parë të trye) me doktorët e Bianconerëve.

29-vjeçari do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Juven (me opsionin për një vit shtesë), nga e cila do të fitojë tetë milionë euro në sezon plus bonuset e lidhura me performancën.

Pogba e ka ruajtur lidhjen e tij me Italinë edhe gjatë kohës sa ishte te Manchester Unitedi duke i vizituar shpesh miqtë e tij.

Share This Article