Pojana: 41% e shqiptarëve priten të zhyten në varfëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i LRI dhe anëtari i Kryesisë së LSI, Klevi Pojana, përmes një postimi në rrjetet sociale, i rikthehet edhe një raportit të Bankës Botërore për Shqipërinë.

Sipas tij, mbi 41% e shqiptarëve pritet të zhyten në varfëri!, ndërsa shton se ky raport rrëzon show-in e Rlindjes.

“Mbi 41% e shqiptarëve pritet të zhyten në varfëri! Ky është vlerësimi i Bankës Botërore për Shqipërinë!

Ky raport i zymtë i BB shkërrmoq çdo ‘Show’ të ‘Rilindjes’ të cilët ofrojnë thjesht dhe vetëm cirk!

#25Prill për t’i dhënë fund qeverisjes së gaztorëve mavi dhe për të nisur një epokë të re me #Punë#Zhvillim dhe #Stabilitet”, shkruan Pojana në postimin e tij.

Për Shqipërinë, raporti i Bankës Botërore vlerësonte se rimëkëmbja do të jetë e ngadaltë me 5% në vitin 2021 dhe më pas me një rritje më të ulët, ndërsa ngrinte alarmin sa i përket varfërisë.

“41.5% e shqiptarëve do të jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë në krahasim me 36.5 për qind që ishin një vit më parë”, thuhet ndër të tjera në raportin e Bankës Botërore.

Më herët edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një raport vlerësonte se ekonomia shqiptare do të tkurret me 9%.

Share This Article