Pokeri vetëm për guximtarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Nju Meksiko të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dashamirësit e pokerit kanë vendosur të luajnë në rrethana aspak të përshtatshme.

Një video e bërë virale tregon 4 burra të ulur në një arenë, duke luajtur poker, ndërkohë që një dem vjen dhe i përplas pa mëshirë.

Qëllimi është të qëndrosh në tavolinë sa më gjatë të jetë e mundur, megjithëse nga videoja e postuar duket se është e pamundur të qëndrosh edhe për pak sekonda, me demin që “pastron” tavolinën me gjithë lojtarë.

Fituesi i asaj që quhet “Cowboy Poker” shpërblehet me 500 dollarë, ndërsa vendi i dytë një xhaketë lëkure.

Share This Article