Polaku që shkëlqeu ndaj Shqipërisë rezulton me doping

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrojtësi i Polonisë, Bartosz Salamon,  i cili luan për Lech Poznan në kampionatin vendas, ka rezultuar pozitiv në testin antidoping të kryer pas ndeshjes së kthimit që skuadra polake luajti përballë suedezëve të Djurgårdens IF në Conference League, më 9 mars.

Mbrojtësi 31-vjeçar ishte gjithashtu titullar në ndeshjen që Polonia fitoi minimalisht ndaj Shqipërisë në Varshavë dhe ishte një prej lojtarëve kyç të ekipit të tij.

Në një deklaratë për mediat klubi i Lech Poznanit bën me dije se rezultatet e testit tregojnë praninë në gjak të substancës klortdalidone, që përdoret për trajtimin e tensionit të lartë, duke mos sjellë asnjë përfitim në drejtim të përmirësimit të kapacitetit fizik të lojtarit.

Klubi polak është i bindur në pafajësinë e lojtarit dhe kërkon të mësojë se si lënda e dyshimtë ka hyrë në trupin e futbollistit.

Share This Article